Zbulohet lëvizja e radhës e Lulzim Bashës, ja çfarë bën pas protestës së Berishës

Vetëm dy ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kreu aktual I PD-së ka bërë lëvizjen e rradhës.

Bëhet me dije nëpërmjet një njoftimi zyrtar se Basha ka thirrur ditën e sotme mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Mbledhja pritet të zhvikllohet në orën 18:30 teksa njoftimi ka ardhur nga Sekretari I Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Njoftimi:

Te nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Back to top button
LAJMET E FUNDIT