Zgjedhjet e “6 marsit”/ Berisha: Basha kundër meje, po nxjerr kandidatë për hir të Ramës

Sali Berisha, ndodhej sot në Vaun e Dejës për ‘Foltoren’ e radhës me demokratët.

Në qendër të sulmeve të Berishës ishte sërish kryedemokrati, Lulzim Basha.

Sipas ish-kryeministrit, Basha ka degraduar pasi u mor peng nga Edi Rama me afera korruptive.

Berisha gjithashtu shtoi se Lulzim Basha po përpiqet të nxjerrë kandidatë kundra tij për zgjedhjet e pjesshme lokale vetëm për hir të Edi Ramës.

“E ka nxitur Edi Rama. Me 61 bashki nuk hyri në zgjedhje, me 6 hyn.

Atëherë dhe sot është Edi Rama në pushtet. U them të gjithë demokratëve mos të mashtrohen nga kallp opozita.

Mos të mashtrohen nga ai njeri që nuk ka asnjë parim. Të votojnë në këto 6 bashki Partinë Demokratike, opozitën e vërtetë shqiptare,” tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT