Zgjedhjet e “6 Marsit”/ Tashmë zyrtare, këta janë EMRAT e kandidatëve të Berishës

Ka përfunduar procesi i votimit dhe i numërimit në primaret për zgjedhjen e kandidatëve zyrtarë të Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në orën 08:00 të mëngjesit, në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, e Rrogozhinë, të gjithë anëtarët e PD-së votuan kandidatin e tyre të preferuar.

Kandidatët e zgjedhur do të garojnë kundër forcave të tjera politike në zgjedhjet e 6 marsit. Por vetëm në Shkodër pati shtyrje të orarit të votimit me një orë më shumë, kjo për shkak të fluksit të madh të votuesve.

Si përfundim janë zyrtarizuar këto emra:

-Premtim Kryemadhi (Dibër)

-Ardian Muka (Durrës)

-Elton Bano (Lushnje)

-Hekuran Xhani (Rrogozhinë)

-Lulzim Vrana (Vorë)

-Bardh Spahia (Shkodër)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT