Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Rama i mbyll derën Valdrin Pjetrit: PS nuk i jep askujt shanse të dyta!

Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën për kandidatë të gjithë atyre së janë larguar si pasojë e dekriminalizimit.

Kreu i qeverisë tha se PS nuk i jep asnjë shans askujt që ka gënjyer.

Pak ditë më parë Valdrin Pjetri kërkoi një shans të dytë për të kandiduar në Shkodër, por Edi Rama ia preu shpresat, pasi e akuzoi se gënjeu në formularin e dekriminalizimit.

“Kemi folur për të vijuar menjëherë organizimin. Do jemi pjesë do të paraqesim kandidatët. Nuk mendoj mendoj se do të kemi deputet për kandidat për kryetar bashkie. Shanset e dyta jepen në marrëdhënie individuale, shanset e dyta mund t’i japim njëri tjetrit nëse jemi miq. Shanset e dyta i jep zoti, PS nuk i jep shans askujt që e ka gënjyer për një aspekt të jetës së tyre apo veprimtarinë e tyre.’- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT