Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Rama: Paraqesim kandidatët, s’do të kemi deputetë në këtë garë

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

Në fjalën e tij Rama ka treguar se ka nisur puna për kandidatët për bashki, duke iu referuar kështu zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 6 mars.

Kryeministri tha se nuk ka gjasa që si kandidatë të jenë persona që tashmë kanë mandat deputeti.

“Kemi folur për të filluar menjëherë nga puna për zgjedhjet lokale, do të respektojmë afatet, nuk mendoj se do të kemi deputetë në këtë garë, ky është mendimi i të gjithë kryesisë, sa i takon grave, mes një gruaje dhe 10 burrave, unë do të zgjidhja një grua.”- tha Rama./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT