11 orë diskutime nuk mjaftuan/ Gjykata Kushtetuese ndërpret seancën për shkarkimin e Presidentit Meta

Është ndërprerë seanca ku po shqyrtohej kërkesa për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta.
11 orë diskutime nuk mjaftuan dhe Kushtetuesja vendosi që seanca të shtyhet për ditën e enjte.
Përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, i cili kërkoi që kreu i shtetit të njihet me përgjigjet e ardhura nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Dëgjuam me vëmendje përgjigjet e Kuvendit të Shqipërisë për të gjitha pyetjet e Gjykatës. Çështja e legjitimit të përfaqësuesit të parlamentit është shumë e rëndësishme.
Shumë përgjigje të përfaqësuesve ishin kontradiktore. Pata mundësinë të konsultohem me Presidentin për këtë detaj.
Nga konsulta me Presidentin ai kërkon të njihet me përgjigjet e kuvendit.
Jemi gati edhe nesër, por së pari të njihet presidenti me këto përgjigje. Kërkojmë të shtyhet seanca qoftë edhe për nesër. Ti çojmë presidentit përgjigjet”, tha Dervishaj.