2800 ushtarë të vrarë/ Ukraina i jep goditje të rëndë Rusisë: Nuk kanë pësuar kurrë më parë kaq shumë viktima në dy ditë luftë

Forcat e Armatosura të Ukrainës, pretendojnë se kanë eliminuar të paktën 1 mijë ushtarë të Rusisë gjatë luftimeve ditën e sotme.

Sipas ushtrisë Ukrainase, Rusia nuk ka pësuar një numër kaq të madh viktimash gjatë kësaj periudhe luftarake në të gjithë periudhën e ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktet e armatosura që ka nisur.

“Sot numri i humbjeve nga forcat pushtuese të Federatës Ruse është më shumë se 1 mijë. Rusia nuk ka pësuar një numër kaq të madh viktimash gjatë kësaj periudhe luftarake në të gjithë periudhën e ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktet e armatosura që ka nisur. Besoni në Forcat e Armatosura”- thuhet në deklaratë.

Teksa, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë që më shumë se 1,000 trupa ruse janë vrarë, Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey, u ka thënë ligjvënësve se janë eliminuar më herët 450 ushtarë rusë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë.

Rusia nga ana e saj ka thënë se ka “eliminuar” 200 forca ukrainase dhe ka marrë kontrollin e bazës ajrore Hostomel afër Kievit – dhe 13 ukrainas janë vrarë duke mbrojtur të ashtuquajturin Ishullin e Gjarprit.

Nderkohe qe nje informacion te fresket, Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar deklaroi keto bilance:

Forcat ruse deri tani kane pësuar humbjet e mëposhtme:

Tanke – deri në 80
Avion – 10
Helikopterë – 7
Personeli – 2800
Mjete luftarake të blinduara të llojeve të ndryshme – 516

Cfare ka ndodhur sëfundmi në Ukrainë. Më poshtë gjeni zhvillimet më të fundit:

  • Presidenti rus Vladimir Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase që të marrë pushtetin nga qeveria e tyre duke kryer një grusht shteti.
  • Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit. Ajo pretendon se 200 trupa nga njësitë speciale të Ukrainës u vranë dhe nuk pati viktima ruse. Nuk ka një verifikim të pavarur të pretendimeve nga të dyja palët.
  • Automjetet ushtarake ukrainase kanë hyrë në Kiev për të mbrojtur qytetin nga afrimi i trupave ruse.
  • Dhe ministria e brendshme thotë se 18,000 armë u janë dhënë vullnetarëve, së bashku me udhëzimet për të bërë kokteile Molotov.
  • Rreth 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, u tha deputetëve ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
  • Ukraina thotë se më shumë se 1000 rusë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit.
  • Kremlini thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk.
  • Fokusi i bisedimeve do të jetë që të Ukraina të marrë “status neutral”, i cili do të përfshijë “demilitarizimin”, por nuk ka asnjë provë që Ukraina do të pranonte bisedimet mbi këtë pikë.
  • Polonia po përgatitet të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, tha kryeministri i saj
  • Agjencia e OKB-së për refugjatët vlerëson se rreth 100,000 njerëz janë tashmë të zhvendosur, por beson se deri në pesë milionë mund të përpiqen të ikin jashtë vendit ndërsa konflikti përshkallëzohet./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT