6 grekë të vrarë në Ukrainë, reagon i inatosur Mitsotakis: Veprim i paprecedentë! Rusia tha se…

Gjashtë grekë kanë humbur jetën pas një sulmi rus në Bugas të Ukrainës të ndodhur ditëve të fundit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar menjëherë për ngjarjen dhe e ka konsideruar sulmin e Rusisë ndaj popullsisë civile në Ukrainë të paprecedentë, ndërsa ka ngushëlluar familjarët e 6 viktimave.

“Vdekja e grekëve, na ka shkaktuar dhimbje dhe inat për veprimin e paprecedentë të rusëve për sulmin ndaj civilëve. Ngushëllime familjeve. Ambasada greke ukrainase është në dispozicion të njerëzve që kanë nevojë për ndihmën tonë”, shkruan kryeministri.

Nga ana tjetër kujtojmë gjithashtu se ambasada ruse është shprehur se ka qenë ushtria ukrainase dhe batalionet nacionaliste neo-naziste, përgjegjëse për 6 viktimat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT