“A do jepni dorëheqjen nëse humbisni në 6 mars?”, Basha i vendosur: Mos të kesh asnjë merak ti se…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në një konferencë live teksa është pyetur edhe për zgjedhjet e 6 marsit nëse do të jepte dorëheqjen apo jo.
Pyetja erdhi në kuadër të interesimit sikur PD-zyrtare do humbiste zgjedhejt e 6 marsit.
Në përgjigjen e tij Basha ka konfirmuar se përgjegjësive të tij vijon t’ju qëndroj, teksa ka sugjeruar edhe gazetarin kujt t’ia drejtoj një pyetje të tillë.
“Fjalimet e atyre që janë justifikuar i keni shumë qejf ju. Mos të kesh asnjë merak ti se përgjegjësive të mia u kam qëndruar unë dhe u qëndroj. Këtë pyetje bëjani atyre që sulmojnë PD-në duke u përpjekur të largojnë vëmendjen nga këto denoncime që po bëjmë.
Do bëjmë gjithçka që është e nevojshme që regjimi të shkojë para përgjegjësisë për aferën e Inceneratorëve.”- tha Basha./ Gazeta Shqip