A do të shpallet Meta non-grata nga SHBA? Ngjela shpjegon: Gjithçka varet nga Gjykata Kushtetuese, nëse…

Avokat Spartak Ngjela në studion e “Breaking” ka folur edhe për mundësinë e shpalljes “non grata” nga SHBA-ja të presidentit Ilir Meta. Për avokat Ngjelën dhe pse nuk mund të flitet në mënyrë apriori, pasi në pamje të parë gjithçka duket si e vështirë, pasi Meta është ende president.
Por Ngjela theksoi se gjithçka do të varet nga natyra e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse do ta shkarkojnë dhe argumentet që do të japen nga trupa e gjyqtarëve.
“Por ne po themi vetëm keq, shkelja e rëndë e Kushtetutës nëse provohet në GJK ka bishta penalë, por shikojmë se si do të japë GJ, shkelje e rëndë që nuk ka dhënë pasojë kriminale. E ka Gjykata Kushtetuese në dorë, ose e përjashton ose e lë president deri në korrik. Të shohim arsyetimin e Gjykatës”, theksoi Ngjela.