“A ke telepati për…”/ Gazetarët ‘ngacmojnë’ Ramën në Washington: Cili do të jetë fati i Metës

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, zhvilloi një bisedë me gazetarët shqiptarë në SHBA në kuadër të vizitës së tij për fillimin e mandatit të vendit në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama u ngacmua nga gazetarët në lidhje me fatin e Ilir Metës.

Ai u pyet nëse ka ndonjë telepati se si do të jetë fati i Ilir Metës, nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese dhe nëse do të shpallet non-grata si Berisha.

“Nuk janë telepatira, por analiza që nuk janë të vështira për t’u bërë kur ndjek me kujdes dinamiken.

Duke qenë se Ilir Meta është në gjykim me gjykatën kushtetuese, s’do të doja të hyja në këtë grackë që ma ngrite me buzëqeshjeje. Është koha që të flasë gjykata kushtetuese që të vendoset në vend nderin e nëmëkëmbur të Kushtetutës”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT