Afera e inceneratorëve, Basha: Lefter Koka është vetëm bishti, ministrat po presin kush do bëhet kurbani i radhës!

Jashtë ambienteve të Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i fshihet përballjes për aferën e inceneratorëve, pasi ka munguar në tre seanca plenare.
Basha tha se në këtë aferë korruptive janë të përfshirë gjysma e kabinetit të Ramës dhe pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, ministra të tjerë po presin se kush do të jetë “kurbani i radhës”.
Më tej ai shtoi se Komisiomi ka zbërthyer se si janë vjedhur 400 milionë euro për tre inceneratorët dhe Partia Demokratike do të bëjë të pamundurën derisa të dënohen të gjithë përgjegjësit.
“Fokusi ka qenë tek afera, që është vjedhja më e madhe e ndodhur në këto 30 vite. Komisioni Hetimor është i rëndësishëm, sepse ne kemi gjashtë vite e që denoncojmë. Komisioni ka bërë atë çfarë denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve nuk arrinin ta bënin të plotë, ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur këto para.
Mekanizmi është i denjë për skenarët e mafies, ku të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritarë, sekretari i kryeministrisë, drejtorë të rëndësishëm. Pyetja që shtrohet është” A mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u përfshirë dhe Edi Rama? Kur inceneratori i Elbasanit u denoncua, atë ditë që u denoncua në Prokurori, Edi Rama mblodhi grupin parlamentar dhe e çoi te inceneratori. Ky është rasti i parë në botë, që një grup parlamentar mblidhet te një vend grumbullimi plehrash. Nga aty Rama mori në mbrojtje një aferë kriminale. E rëndësishme është që ky komision po provon dita-ditës si ka funksionuar kjo aferë.
Është e vërtetë që sa herë vijnë dëshmitarë mundojnë ti pengojnë. Duke pamundësuar ardhjen e disa prej dëshmitarëve të tjerë, vetëm e vetëm që mos bëhet transparencë. Por, ndërkohë ccfarë ka ndodhur opinion publik është informer që ky nuk kështë denoncim dhe as akuzë por një skemë.
E ka kuptuar që këta njerëz që kanë , në fakt nuk janë pronarët e vërtetë të ktyre. Politikanët e vërtetë nuk janë një, me mbiemrin Koka, por janë gjysma e kabinetit dhe ministrat pop resin kush do bëhet kurbani i radhës, tha Basha.