“Afrohu pak, se s’të dëgjoj”/ Plasin memet pas takimit Putin-Macron në tryezën gjigande (FOTO)

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia dhe Franca ndajnë shqetësimin për situatën e sigurisë në Evropë.
Duke hapur një takim në Moskë me presidentin francez, Emmanuel Macron, me tensionet në lidhje me Ukrainën, presidenti Putin falënderoi homologun e tij francez për qëndrimin e tij “aktiv” ndaj atyre që ai i quajti probleme të sigurisë evropiane.
Por takimi i mbajtur mes tyre po shkakton mjaft reagime në rrjet dhe kjo jo vetëm për rëndësinë e tij në një situatë tensioni. Kjo për faktin se për takimin ishte zgjedhur një tryezë gjigande në të cilën u zhvilluan bisedimet për më shumë se pesë orë. Imazhi tërhoqi shumë vëmendje. Jo për shkak të çështjeve të diskutuara gjatë takimit, përkundrazi mënyra se si ata ishin ulur.
Përdoruesit e rrjetit nuk mund të mos vinin re se sa larg ishte ulur Macron mbi një tavolinë gjigante nga Putin.