Analisti: Në 2014 u treguan më të zgjuar. Reforma territoriale e PD, një pazar në këmbim të votës për vetingun

Një pazar në këmbim të votës për vetingun e cilëson analisti Arjan Curri punën e nisur nga PD për një reformë të re territoriale.

Sipas Currit, lëshimet që bën maxhoranca në këtë pikë janë për votën me të cilën PD mbështeti zgjatjen e afateve të organeve të vetingut.

“I duhej Bashës njëfarë pazari në këmbim të votës për vetingun. Idetë nuk janë të qarta, nuk ka kriter pse duhen ndarë bashkitë. E gjithë ndarja deri tani është bërë në bazë të llogarive elektorale. PS e bëri me çamët këtë reformë. Gjithë Tirana me 1 milion banorë është bashki, por edhe Përmeti me 10 mijë banorë është bashki. Nuk kuptoj ende mbi cilin kriter do të bëhen këto ndarje. Nëse është ai që thotë Basha për të garantuar shërbime për qytetarët, është kriter i marrë, sepse pothuajse të gjitha shërbimet janë online. Për mua mjaftojnë 12 bashki. Në kohën e otomanëve ndahej në 4 njësi administrative,” tha Curri.

“Palët negociojnë me këtë mendim. Në 2014 u treguan më të zgjuar socialistët, i ndanë në mënyrë të atillë që kur të bëheshin votimet”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT