Anija e djegur në ngushticën e Korfuzit/ Publikohet lista me emrat e 10 të humburve

Lista me 10 personat e zhdukur në anijen e djegur në ngushticën e Korfuzit, “Euro Ferry Olimpia” dy ditë më parë është publikuar sot.
Numri 8 në listë është Kirylenka Kiryl, shoferi që u gjet i gjallë në fund të anijes, që pak ditë më parë u shpall i zhdukur. Personi që u gjet i vdekur në traget në garazhin numër dy të tragetit sot është Malesiadis Evangelos, shtetas grek dhe e njohu djali i tij nga tatuazhet që kishte në trup.
10 të zhdukurit:
1.Vasil Asenov, bullgar
2.Nikolaos Bekiaris, grek
3.Lyubchov Boyadzhiev, bullgar
4.Mehmet Cakir, turk
5.Dimitrov Darmonski, bullgar
6.Kostantinos Gerontidakis, grek
7.Dimitar Grancharov, bullgar
8.Genadiev Mahleliev, bullgar
9.Vasil Ivanov Markov, bullgar
10.Hristin Tishevishki, bullgar
Shoferi duke zbritur
Ende nuk dihet fati i 10 të tjerëve, ndërsa shpresohet që të gjenden gjallë.
Shoferi vetëm 21 vjeç i zbriti vetë shkallët për të dalë nga trageti dhe fjalë e tij të para ishin “ më thoni që jam gjallë”. Ai u dërgua në spital për ekzaminime por mjekët thanë se nuk ka asnjë problem me shëndetin.
Anija në flakë
Në anijen e linjës Greqi-Itali po udhëtonin 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa anija u përfshi nga flakët në ngushticën mes Shqipërisë dhe ishullit të Korfuzit.
Trageti ishte nisur nga Igumenica, porti më i madh në Greqinë perëndimore, drejt portit Italian të Brindisit, që ndodhet rreth nëntë orë larg.
Kur ra zjarri, anija ishte në ujërat greke, por rrymat detare e kanë shtyrë së fundi në ato shqiptare.
Trageti është pjesë e flotës së grupit “Grimaldi Lines” dhe ka një kapacitet deri në 560 pasagjerësh, sipas faqes së internetit të kompanisë.
Anija e përfshirë nga flakët
Në operacionin e shpëtimit u përfshinë të paktën tre anije të rojës bregdetare dhe një anije e Guardia di Finanza.
E derisa dy ministritë e jashtme të Greqisë dhe Italisë të gjejnë një zgjidhje diplomatike, ka qenë ministri grek i marinës tregtare Janis Plaqiotaqis i cili ka urdhëruar që anija të ankorohet në një vend të sigurt, t’i hiqen karburantet dhe të përfundojnë operacionet për gjetjen e personave të zhdukur. Autoritetet greke thanë se “Euro Ferry Olimpia” do të ankorohet në Kasiopi.
Kujtojmë se një rast i ngjashëm ndodhi në vitin 2014, ku 10 persona humbën jetën kur një traget me 466 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit mori flakë teksa lundronte nga Greqia në Itali.

Lista me emrat e të zhdukurve në anijen e djegur
Top Channel


