“Antimafia është në veprim, s’e mbron dot Skëndërbucin tënd”, Berisha flet për arrestimin e gjeneralit italian

“Kreu i Meduzës, nuk ndodhet këtu sepse Don Agaci me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin dhe kur i vura epitetin ‘dhurat madhi’ kisha parasysh aferën si e lumturoi gjeneralin Don Agaccio. Antimafia italiane hap pas hapi po ecën me vendosmëri drejt kreut te Meduzës, dhe ai nuk mund të ishte sot këtu në sallë, se e dinte. Dhe nuk e mbron dot as t’i Skëndërbucin tënd tani. Antimafia është në veprim”.
Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në replikën me ministren Spiropali. Ai tha se kryeministri Rama, të cilin e etiketon si kreu i Meduzës, duhet të ishte sot në sallë. Në diskutimin e tij Berisha u fokusua te lajmi i arrestimit të ish-gjeneralin italian të Guardia di Finanzia, i cili kishte lidhje me sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaccin.
“Don Agaçio Dhuratëmadhi, me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin. Dhe unë kur i vura epitetin Dhuratëmadhi, kisha parasysh pikërisht aferën se si e lumturoi gjeneralin, don Agaçio, komshiun e tij në Romë. Dua të shpreh mirënjohjen e thellë pasi antimafia italiane, hap pas hapi, po ecën me vendosmëri drejt kreut të Meduzës. Siç ka ecur drejt lalë plehut, tani po ecën drejt kreut të Meduzës. Ai nuk mund të ishte sot këtu në sallë, se e dinte që unë këto do ja përplasja, dhe nuk e mbron dot ti skënderbuçin tënd tani.Kam shprehur këtu vite më parë, don Agaçio dhuratamadhi”, tha ai.