Banesat preken nga ndërtimi i Unazës Lindore/ Banorët në protestë: Dikush ka paguar për të ndërtuar pallate dhe të na lërë pa shtëpi

Banorët e zonës së Kodër priftit kanë dalë në protestë paraditen e së dielës për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre pasi i kap ndërtimi i Unazës Lindore.

Rreth 40 banesa do të prishen në këtë zonë për shkak të rikualifikim dhe zhvillimit urban nga bashkia Tiranë, por banorët e kundërshtojnë këtë gjë dhe thonë se ky planifikim urban ka devijuar me projektin e fundit pasi sipas tyre me projektin e mëparshëm të 1989 do të prisheshin vetëm 7 banesa.

Banorët thonë se ky devijim është bërë për shkak se kanë paguar dhe lobuar dikush që kërkon të ndërtojë pallate në këtë zonë.

Të pyetur se çfarë u ka thënë bashkia në lidhje me këto prishje, banorët shprehen se nuk kanë ardhur dhe nuk kanë komunikuar, ndërsa kërkojnë të dinë se pse është bërë ky devijim.

Banesat preken nga ndërtimi i Unazës Lindore/ Banorët në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT