Basha në SPAK, Berisha: Në Tiranë zbarkuan një tufë me xhandarësh të Mbretërisë së Belgjikës, prokuroria belge di pozicionin e tij në…

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme prezantoi kandaidatin e “ Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vranën për zgjedhjet e 6 marsit në bashkinë e Vorës.
Gjatë fjalës së tij Berisha përmendi dhe votimin e zgjatjes të vettingut ku tha se pasi shkatërruan reformën në drëjtësi tani mazhoranca së bashku me deputetët e Lulzim Bashës bashkuan votat dhe votuan pro zgjatjes së këtij procesi deri në vitin 2024.
Berisha gjithashtu tha se prokuroria belge është në dijeni për pozicionin e Bashës në ktë organizatë kriminale.
Kujtojmë se kreu I PD-së Lulzim Basha pak më parë mëbrriti në SPAK për tu pyetur në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”.
Një pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Na doli një opozitë fallco. Sot ai mban logon dhe vulën e policët e Edi Ramës. Mendon që do të mashtrojë qytetarët me logon kandidatin e tij. Çdo qytetar e ka të qartë tashmë si dritën e diellit se Lulzim Basha kurrë nuk mund të përballet me Edi Ramën sepse aim ban logon, vulën, mban ndërtesën vetëm me policinë e tij, sepse ai është pengu I tij.
A e dini ccfarë ndodhi sot? Sot sollën në parlament ligjin për shtyrjen e afatit të vettingut, pasi e shkatërruan reformën në drejtësi. Edhe këtu njerëzit në Shqipëri ka një shkallë të tmerrshme pabarëzie të ligjit. Për qeveritarët ligji nuk ekziston, dhe as procese gjyqësore nuk ka.
Po për ju, njerëzit e thjeshtë? Për ju proces gjyqësor të ndershmën nuk mund të ketë sepse sot falë shkatërrimit që po i bëhet sistemit të drejtësisë gjojan po e pastrojnë. Sot janë grumbulluar dosje të cilat duhen 20 vjet për tu analizuar.
Me gjithë këtë katastrofë sot Lulzim Brava bashkoi votat me Edi Ramën. Meqënëse ata që po punojnë kaq shumë kundër jush, si I thotë populli fjalës “Zullumi këputet së u trashuari” edhe ata sot e kishin ditë të zezë.
Sot të njëjtën ditë në Tiranë kishte zbarkuar një skuadër e tërë prokurorësh dhe xhandarësh të Mbretërisë së Belgjikës sepse Lulzim Brava nëqoftëse ju kujtohet ju në Parlament doli e tha do vijnë ditën e shtunë 5 milionë euro me Toyota Yaris, I njoftoi. Askush nuk e merr vesh përveç prokurorisë belge pozicioni I tij në këtë organizatë kriminale.