Bashkë me fëmijët, banorët e “5 Majit” protestojnë para Ambasadës Amerikane: Mora dhe vajzën me vete, na nxorën…

Banorët e zonës së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit janë mbledhur sërish ditën e sotme para Kuvendin për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre.

Me pankarta në duar banorët ata kërkojnë të marrin një dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t’i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.

Pas përfundimit të protestës para Kuvendit, banorët janë zhvendosur para Ambasadës Amerikane.

I pranishëm në protestë ka qenë dhe Flamur Noka i cili sëbashku me Grupin e Rithemelimit ka shprehur mbështetjen hapur protestuesve.

Një banorë i njësisë nr.4 në Tiranë ka marrë edhe vajzën e tij të vogël me vete, në protestën kundër shembjes së banesave që preken nga projekti i rindërtimit. Ai thotë se ka 3 fëmijë dhe se pas prishjes së banesë, janë nxjerrë në rrugë.

‘Jam banorë i njësisë 4. Mora dhe vajzën me vete, banesa më është shembur. Na kanë nxjerrë në rrugë. Unë nuk e firmos atë aktmarrveshje, as bonus nuk na kanë ofruar. Unë kam 3 fëmijë të vegjël, jemi 7 persona që rrimë në atë shtëpi. Ne presim të veprojë shteti të na japë drejtim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT