Berisha flet në Parlament, Basha rri në sallë e dëgjon

Ndryshe nga hera e fundit, kryedemokrati Lulzim Basha ka qëndruar në sallën e Parlamentit duke e dëgjuar se çfarë do të fliste tashmë kundërshtari i tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri ka akuzuar qeverinë për projektin e Skavicës, duke sulmuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se pse nuk po ndërhyn.

Sakaq në përfundim të fjalës së tij, Berisha ka ecur i qetë duke mos pasur as edhe ndonjë shkëmbim vështrimesh me Bashën.

Kjo është hera e parë që kemi një “betejë” mes Berishës dhe Bashës, që pas sulmeve të ish-kryeministrit se është i kapur nga Edi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT