Berisha i nxjerr videon Bashës: Ju jeni të kapur! Debaton ashpër me Salianjin në Parlament (replikat)

Ish-kryeminsitri Berisha duket se do të jetë kundër zgjatjes së afatit të organeve të Vettingut në Parlament, ndërsa ka nxjerrë një video të Bashës duke e akuzuar për qëndrimet e dyfishta për reformën në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij, ai debatoi ashpër me demokratin Ervin Salianjin dhe si pasojë i nxori videon ku Basha e cilësonte vettingun një projekt mafioz. Berisha tha se opozita e vërtetë shqiptare është PD dhe jo Basha me deputetët rreth tij. Berisha ka akuzuar PD-në dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha, se ka bërë marrëveshje me Ramën për votimin pro zgjatjes së afatit të Vettingut, ndërsa Salianji i është kthyer duke i thënë se është pikërisht ish-kryeministri përgjegjësi kryesor për kapjen e drejtësisë nga kryeministri aktual.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Sali Berisha: Kjo katastrofë do të paktën 20 vite për tu riparuar, marrëveshja e sotme… i dëgjoj kur flasin dhe mashtrojnë qytetarët, e dini ju zonjë se vetëm 24 % e shqiptarëve i besojnë sot Reformës në Drejtësi, pseudoreformën e George Soros dhe Edi Ramës. Ndërprisni më mirë diskutimet dhe kaloni direkt në votim.

Ervin Salinaji: Padiskutim që nëse do të kishim mundësi për ta ndërprerë votimin dhe për ta rikthyer gjithë procesin e Reformës në Drejtësi edhe mund të isha një prej atyre që do të votoja. Nëse ka dikush që duhet të jetë përgjegjës në këtë sallë parlamenti për dështimet e Reformës në Drejtësi, për dhënien George Sorosit, e të dreqit e të birit, padiskutim jo ne që nuk kemi qenë ne, por përgjegjës të drejtpërdrejtë për çdo centimetër që kontrollon Edi Rama të Reformës në Drejtësi duhen gjetur tek ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota dhe që ka zgjedhur madje, gjysmat e komisionerëve të Vettingut, gjysmat e komisionerëve të këtyre komisionerëve që janë sot dhe një pjesë e deputetëve janë aty duke thënë sot që kjo i shërben Edi Ramës.

Edi Ramës i shërben që të thuash që të mos ketë ONM sot asnjë akses, të mos kenë SHBA asnjë akses, të mos ketë BE asnjë akses, të mos kemi asnjë marrëdhënie me asnjë tjetër dhe ta luftojmë Edi Ramën me çfarë? Me mullinjtë e erës? Pse sot kërkohet kur jemi në një situatë ku nuk ka marrëdhënie një pjesë për faj të dikujt apo dikujt tjetër me SHBA të zhysim gjithë PD-në? Cila është kjo arsye madhore dhe cili është interesi i PD-së kur asnjë gjë në këtë vend dhe asnjë gjë në këtë anë të parlamentit nuk është bërë pa mbështetjen e SHBA. Duhet t’i themi gjërat siç janë. Po ka probleme sot drejtësia. Nëse ka përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Rama për aq sa e ka kapur padiskutim që është nga parafolësi.

Sali Berisha: Kam një përgjigje sepse u ngrit pas meje. Ai lëshoi edhe një akuzë. Dua ta sqaroj këtë zotërinë. Jo nuk është votuar projekti. Po kemi qenë për Vettingun dhe jemi për Vettingun, por jo për armë gjahu. Që ta dish ti, ose e di, por të intereson gjysma e pengut dhe gjysma e bravës. Të them unë ty. Ka qenë marrëveshje që ligjet organike, 7 ligjet do të votoheshin me konsensus.

Po flas për PD në atë periudhë. PD sot është opozita e vërtetë shqiptare dhe jo ju që votoni. Ja ku është deklarata e tij dhe sot bëni sikur nuk jeni me ata. Ligjet u votuan pa PD, u votuan në shkelje të marrëveshjes që kishim për t’i votuar bashkarisht. Jemi për Vettingun, por jo për armë gjahu. Që ta dish ti, e di por të intereson gjysma e pengut dhe gjysma e bravës, ka qenë marrëveshje që ligjet organike do të votoheshin me konsensus. Unë po flas për PD në atë periudhë. PD sot është kundër, është opozitë e vërtetë shqiptare, dhe jo ju që votoni. Ligjet u votuan pa PD, u votuan në shkelje të marrëveshjes që kishim për t’i votuar bashkërisht. Pasi ua fusin ato mengele, e kuptoni vetë ju, e dridhini dhe më fusni mua këtu.Por tani pasi ua fusin ata në mengele, jo zotëri kam kundërshtuar çdo etapë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT