Berisha u bën thirrje kandidatëve: Tërhiquni sa jeni në kohë

Ditën e sotme ka prezantuar kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahin në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme lokale të cilat do të zhvillohen me 6 mars.
Ai ka thënë se 6 marsi do jetë festa e fitores së “Shtëpisë së Lirisë” dhe të Bardh Spahisë. Berisha mes të tjerash ka ftuar shkodranët që të votojnë Spahiajn, ndërsa duke folur për kundërshtaren nga radhët e PS-së, Majlinda Angonin, ka bërë apel që ajo të lërë fushatën dhe të mos përfaqësoj Edi Ramën. Sipas Berishës, Angoni ka bërë gabimin më të madh që ka zgjedhur të jetë krah Ramës në këto zgjedhje.
“Nuk të takonte as si Angonë të përfaqësoje një njeri që s’ka vlerë dhe urren Shkodrën” ky ka qenë mesazhi i Berishës për kandidaten socialiste.
Po ashtu Berisha është ndalur edhe për Xhamal Bushati duke thënë se ai ishte një midis tyre. Edhe Bushatit, Sali Berisha i ka bërë thirrje që të lërë fushatën dhe të tërhiqet nga gara për bashkinë e Shkodrës.