Betejë e ashpër në Kiev/ Raketa godet një ndërtesë banimi, nuk dihet numri i viktimave

Kjo e shtunë është dita e tretë e pushtimit rus në Ukrainë. Sulmet e ashpra në kryeqytetin ukrainas po vijojnë edhe ditën e sotme, duke shënjestruar civilët dhe banesat.
Sipas CNN, një ndërtesë banimi pranë aeroportit të dytë të Kievit u godit nga një raketë mëngjesin e së shtunës.
Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tregojnë një goditje të fortë të kësaj ndërtese.
CNN shkruan se shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje, por numri i viktimave nuk dihet, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko.
Ndërkohë BBC raportoi herët në mëngjesin e kësaj të shtunën se trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin juglindor të Zaporizhzhya të Ukrainës.
This apartment building in Kyiv was hit by shelling overnight, according to news agency @unian.
Russian MFA Sergei Lavrov said yesterday that "nobody is going to attack the people of Ukraine," and there would be"no strikes on civilian infrastructure." pic.twitter.com/0T0BO9HYv0
— max seddon (@maxseddon) February 26, 2022
BBC citoi agjencinë ruse të lajmeve Interfax që i referohej ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Ministria ruse e Mbrojtjes mësohet gjithashtu të ketë pranuar se Rusia ka përdorur raketa nga ajri dhe deti për të kryer sulme gjatë natës ndaj objektivave ushtarakë në Ukrainë.
Russian missile strike last night on an apartment block in Lobanovsky Avenue in central Kyiv. A large chunk torn out of the building, with multiple floors destroyed and smoke burning this morning. Number of casualties unknown pic.twitter.com/bkJ07QdiOT
— Luke Harding (@lukeharding1968) February 26, 2022