Biden paralajmëron sërish Putinin: Do të paguani një kosto të rëndë nëse sulmoni Ukrainën

Presidenti i SHBA Joe Biden mbrëmjen e djeshme edhe një herë paralajmëroi presidentin rus, Vladimir Putin duke thënë se SHBA-ja do të “impononte kosto të shpejta dhe të rënda ndaj Rusisë” nëse forcat e tij pushtonin Ukrainën.
Në një telefonatë që zgjati më shumë se një orë, presidenti amerikan tha se një pushtim do të “prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë”.
Thirrja ishte kulmi i një dite të furishme të aktivitetit diplomatik që synonte shmangien e një lufte në Ukrainë , për të cilën SHBA-ja ka paralajmëruar se mund të nisë të mërkurën.
Në Moskë, Yuri Ushakov, një këshilltar i lartë për politikën e jashtme, e quajti bisedën midis liderëve “të ekuilibruar dhe biznesor” dhe konfirmoi se “presidentët kanë rënë dakord të vazhdojnë kontaktet në të gjitha nivelet”.