Borell takim URGJENT me ministrat e BE-së: Ukraina duhet furnizuar me pajisje ushtarake

Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borell, i ka bërë thirrje BE-së që të furnizojë me armë dhe karburant Ukrainën.

Përmes një postimi në “Twitter”, Borell thekson se Këshilli i BE-së do të mblidhet sot në një takim të jashtëzakonshme në kuadër të sulmeve ruse në Kiev.

“Unë do t’u sugjeroj ministrave që të përdorin Fondin Evropian të Paqes për dy masa urgjente. Qëllimi i tyre është të financojnë furnizimin me materiale vdekjeprurëse për ushtrinë heroike ukrainase, e cila kundërshton ashpër pushtuesit rusë, dhe të ofrojnë furnizime të nevojshme urgjentisht, siç është karburanti”, tha Borell.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT