Braho: Meta s’është serioz! Berisha kriminel, për koalicionin gjeti tenxherja kapakun

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News ka qenë ish-deputeti Spartak Braho, i cili ka komentuar koalicionin mes Grupit të Rithemelimit të Sali Berishës dhe LSI,  “Shtepia e Lirisë”.

Sipas Brahos, Meta nuk është një personazh publik serioz, teksa del kërcen dhe këndon në rrjetet sociale.

Ndër të tjera Braho shtoi se në këtë koalicion ka gjetur tenxherja kapakun.

“Meta del kërcen, këndon, ia merr valles nuk është njeri serioz.

Koalicionin e prisja sepse tenxherja gjeti kapatun. Ky ishte degradimi politik i Metës, një linjë që ai ka kohë që e ka shfaqur dhe arsyet janë të shumta. Ende nuk ka dalë realisht pse përfaqësuesi i hershëm i PS, drejtues i FRESSH, përfundoi në një kazanin e Sali Berishës.”- tha Braho.

Sa i takon ish-kryeministrit Berisha, Braho e ka konsideruar atë kriminel dhe sipas tij për këtë ka fakte.

“Politika është arti i të shtiriturit. Janë demagog. Duhet të jetë e kundërta sepse politika duhet të jetë arti i të qeverisurit.

Për Berishën kam thënë që është kriminel. Është e rëndë si akuzë por është reale sepse është e mbështetur në fakte dhe akuza. Ka vrarë njerëz dhe është fajtort për dëme ekonomike. Por edhe Basha është mëkatar.”- shtoi Spartak Braho./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT