Britania e SHBA kanë gati sanksionet, Putin shfaqet për herë të parë pas sulmeve: Nuk iu leverdis të na ndëshkojnë

SHBA dhe Britania e Madhe po bëjnë gati sanksionet e reja ndaj Rusisë. Ato janë njoftuar nga ana e presidentit amerikan dhe nga kryeministri britanik. Ku vendim që pritet të shpallet brenda pak orësh, u shoqërua me një reagim të parë nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.
“Rusia është pjesë e ekonomisë globale dhe nuk kemi interes të dëmtojmë sistemin. nuk besoj se partnerëve tanë iu intereson të na nxjerrin jashtë. Ajio që po ndodh ishte një masë e nevojshme”, tha Putin në një reagim të tijin.
Ndërkohë që forcat ruse janë futur në Ukrainë duke e pushtuar thuajse plotësisht shtetin fqinj, Vladimir Putin ka vijuar i qetë agjendën e tij të ditës.
Në një video të publikuar nga Reuters, Putin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur teksa takohet me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në Moskë.
Videoja u publikua nga Kremlini pak orë pas nisjes së sulmit, që sipas Rusisë është një “operacion special”, për të shpëtuar civilët e shtypur në të vetëshpallurat Republika Popullore në Donetsk dhe Luhansk.