Bushati “mbron” Metën: Kushtetuesja nuk pati këllqe të rrëzojë procedurën halabake të Parlamentit

Analisti Andi Bushati në emisionin Open ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk duhej ta merrte fare në shqyrtim kërkesën e Parlamentit, pasi sipas tij, Parlamenti ishte në kundërshtim me procedurat dhe në shkelje të afateve kushtetuese.

Madje ai e cilësoi procedurën e Parlamentit si halabake dhe gjykata ishte nën trysninë e politikës.

Andi Bushati: Edhe mua nuk më duket vendimi perfekt, se e shoh si një organ të drejtësisë së re, që është nën trysninë e një regjimi që ka kapur gjithçka. Të arrij një Gjykatë që ka bërë një procedurë banditësh, me Gramoz Ruçin të shkretin që e ka vendosur të firmosin letrat, e të krijohet një komision në shkelje të afateve parlamentare. Në këndvështrimin tim nuk do duhej t’i hynte fare asaj, do të reduktohej në një Parlament që ka qenë një si bandë të organizuar. Nuk pati këllqe që të rrëzojë një procedurë halabake të Parlamentit shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT