Celibashi tregon partitë e 6 Marsit, ultimatum Berishës dhe Kryemadhit: Keni 24 orë kohë për të regjistruar koalicionin

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve,Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije emrat e partive të cilat kanë paraqitur kërkesën pranë KQZ për tu regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Përmes një postimi në Twitter, Celibashi njofton se në KQZ kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e 6 Marsit, partitë:
1. Partia Socialiste
2. Partia Demokratike
3. Lëvizja Socialiste për Integrim
4. Lëvizja e Re
5. Fryma e Re demokratike
6. Partia Kristian Demokrate
7. Partia Demokristiane
8. Partia e Reformave Demoklratike
9. Partia Bashkimi Demokrat
10. Partia Lëvizja e Legalitetit
11. Partia Balli Kombëtar Demokrat
“Nuk është paraqitur në KQZ & në asnjë KZAZ ndonjë kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar. KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore”,Celibashi.