Çështja e Metës në Kushtetuese/ Kryemadhi flet për Presidentin: Gjykata nën presion politik, duhet të ishte dhënë vendimi

“Gjykata Kushtetuese është nën presion politik nga mazhoranca për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta”, ka thënë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Sipas saj Kushtetuesja duhet të kishte dhënë vendim deri më 9 shtator.
‘Këtu çështja është politike. Dhe Gjykata Kushtetuese është nën presion politik. Sepse Gjykata Kushtetuese duhet të kishte dhënë vendimin e saj që me 9 shtator, e shkarkon apo nuk e shkarkon’”, tha Kryemadhi.
Xhafo: Nëse gjykata kushtetuese përballet me presion politik Nga i vjen ky presion?
Kryemadhi: ‘Nga qeveria. Pse i bën presion politik Ilir Meta. Çfarë ka në dorë Ilir Meta’.
Ndërkohë kujtojmë se sot është zhvilluar seanca e fundit e Kushtetueses lidhur me këtë çështje dhe pritet që gjykata ta jap vendimin e saj pas 30 ditësh në faqen zyrtare./ Gazeta Shqip