Çfarë po fsheh Bjellorusia? Filmohet një tjetër sulm në Ukrainë

shperthime bomb-640-0-621bafeabc558Një tjetër raketë bjelloruse ka fluturuar në Ukrainë, shumë pranë Mozyr. Pamjet janë publikuar nga një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, Anton Herashchenko.
“Nisja e raketave në të gjithë Ukrainën nga rajoni Mozyr. Rreth orës 17:00. Diku kanë sjellë vdekje. Të shtëna raportohen nga rajoni Rivne. Ky është armëpushimi për të cilin po flsinim,”- shkruan ai krah videos në Facebook.
Edhe më herët u raportua goditje me një tjetër raketë. Gjithë këtu sulme vijnë pasi u njoftua se zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin me Bjellorusinë.