Dalin EMRAT/ Ja kë propozon PD për Bashkinë e Durrësit dhe të Rrogozhinës

Luan Hoti është emri i propozuar nga Partia Demokratike për bashkinë e Durrësit.

Pas një procesi të gjatë, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Durrës ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.

Emri i Hotit i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.

Pas Durrësit edhe Dega e PD Rrogozhinë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie.

Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbrëmjen e sotme Kryesia e Degës se PD Rrogozhinë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie. Sipas burimeve në PD, Ferdinand Saraçi është emri i propozuar nga demokratët e Rrogozhinës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT