Detaje të çuditshme te grafika e rrëzimit të bustit të diktatorit habisin rrjetin, tre gishta lart dhe…

Grafika pas ish-kryeministrit Sali Berisha është zgjedhur për të kujtuar 31-vjetorin e rrëzimit të busitit të diktatorit Enver Hoxha dhe është përdorur sot gjatë fushatës për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”.
Megjithatë, shumë përdoruesve në rrjetet sociale i kanë rënë në sy disa detaje të çuditshme nga kjo grafikë, aq sa i kanë bërë të mendojnë nëse janë të qëllimshme apo bëhet fjalë për realizim të dobët.
Së pari, në turmën e qytetarëve të që brohorasin me duart lart teksa shembet busti, asnjë prej tyre nuk është vizatuar duke bërë me duar simbolin e demokracisë me dy gishta lart. Në rastin më të mirë ata kanë hapur pëllëmbën, ose siç aludojnë disa, janë duke festuar me tre gishta, një përshëndetje që përdoret nga ekstremistët serbë.

Një tjetër detaj jo pak i habitshëm në grafikë është rrëzimi i bustit në qendër, ndërsa mes turmës së qytetarëve duken të paktën 7 buste të tjerë të diktatorit që qëndrojnë në këmbë. Kjo i ka bërë shumë komentues në rrjetet sociale t’u kujtohet shprehja e famshme “një bie, mijëra ngrihen”.

Koincidencë apo….?!
