Dita e 5 e luftimeve/ Pamjet dramatike nga Ukraina, njerëzit të dëshpëruar presin trenat që të largohen (Video)

Luftimet në Ukrainë kanë shkuar në ditën e 5, teksa qytetarët ende janë në përpjekje për tu larguar nga vendi.
BBC raporton se stacionet e trenave vijojnë të jenë të tejmbushur me njerëz që mundohen të kapin trenat për të shkuar në një vend të sigurt. Pamjet dramatike tregojnë nëna që ngrenë mbi kokat e turmës foshnja për ti hipur në trenat, që kryesisht shkojnë drejt Polonisë.
Njerëzit qëndrojnë në radhë të gjata, të dëshpëruar me shpresën për tu larguar nga vendi i tyre, i cili që prej të enjtes së kaluar nuk është më i sigurt, pas bombardimeve të ndërmarra nga ushtria ruse.