Djegia e tragetit/ Gazetari ngre pikëpyetje: Pati disa mesazhe SOS, pala shqiptare reagoi me shumë vonesë

Gazetari Artur Bibe duke folur për emisionin Zona Zero mbi incidentin e ndodhur të tragetit italian në ujërat territoriale mes Shqipërisë dhe Greqisë tha se autoritetet shqiptare kanë ndërhyrë me vonesë dhe se nuk dihen arsyen se pse ndodhi një gjë e tillë.
Sipas tij ka pasur disa mesazhe nga anija derisa sa është dhënë sinjali SOS nga anija greke, por që mesazhi nuk është kapur, sipas tij, nga ana e rojeve bregdetare shqiptare. Ai theksoi se vetëm një anije e Guardia Di Finanzia ka kapur sinjalet që ka qenë për një ekspeditë në pjesën shqiptare dhe ka reaguar menjëherë.
“Në orën 1:12 me orën greke është nisur, 12:12 sipas orës shqiptare, në 12:17 ka qenë njoftimi që ka qenë në ngushticën e Ksamilit. Nuk ka mundësi të mos e kenë dëgjuar autoritetet shqiptare, se ka flakë në hambar, për momentin e kemi në kontroll. Nga Olimipa radio (trageti në flakë), në afërsi të Lukovës, është vendosur që të kërkohet ndihmë 2:20 minuta May Day alarm SOS se duhet të ndërhyjë se nuk e përballojnë. Nuk ka ndërhyrë. Kemi dy orë boshllëk që roja bregdetare nuk ka reaguar. Modoveta italiane në 4:45 ka raportuar se po ngarkoj të shpëtuar. Duhet nisur një hetim se pse nuk janë nisur anije. Në 7 të mëngjesi ka qenë një motoskaf i policisë kufitare që ka parë nga afër ngjarjen, dhe më pas anija Butrinti ka mbërritur në ora 13:00, ndërkohë janë evakuuar e larguar, pasi kanë arritur anijet greke të shpëtimit. Pala italiane nuk ka pasur interes që të tërheqë anije, duke pasur edhe rastin e Norman Atlantik”, tha gazetari Bibe.