“Do të rikthehet në krye”/ Kryemadhi flet për Metën: Presidenca, burg politik për të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, foli për rikthimin e Ilir Metës në krye të LSI-së.
Duke folur për Report, Kryemadhi e cilësoi pozitën e Metës në krye të shtetit si një “burg politik” për të.
“Nuk besoj tek sistemi i drejtësisë sepse ai ka dështuar. Me shkarkim pa shkarkim për Ilir Metën nuk do të jetë asnjë problem pasi mezi po duron për të dalë nga “burgu politik”,-përfundoi Kryemadhi.
Konkretisht Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit.
Më pas, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme raportin përfundimtar i Komisionit Hetimor. Mandati i Metës si President përfundon zyrtartisht më 24 Korrik të vitit 2022.