“Do u vihen pranga ministrave”/ Cili është politikani për të cilin foli Basha? Balla: Ka dy 2 shembuj që jam marrë vetë personalisht

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar paralajmërimit të kreut të PD Lulzim Basha se do vihen në pranga ministra të tjerë të qeverisë Rama.
Balla: Prokuroria speciale ka detyrim që t’i përgjigjet Kuvendit për disa kallëzime penale, ka dhe për Berishën, Kuvendi kërkon një zgjidhje se çfarë po ndodh me atë aferë, 418 mln euro të humbura në buxhetin shqiptar. është rast unik, kur është përfunduar me në raport, është lexuar nga Meta, një person ka shkuar dhe ka tërhequr në një bankë të nivelit të dytë, sot nuk ka asnjë përgjigje për këtë . Ndërkohë që kam bërë jo më larg se 1 vit e gjysmë një tjetër denoncim. Solla 2 shembuj që jam marrë vetë personalisht.
Pyetja: SI do mbroheni në komision? Dje Basha tha se duhet ti vihen pranga ministrave, si do jetë qëndrimi juaj
Balla: Prangat e Bashës janë fabul që ai duhet të mbajë përgjegjësi për shumë pisllëqe që ka bërë me Berishën.