Dy në tre shqiptarë mendojnë se inceneratorët janë aferë korruptive

Shqiptarët mendojnë në shumicë se koncesioni i inceneratorëve është një aferë korruptive.

64,3% e të anketuarve në Barometrin e Euroneës Albania janë përgjigjur se kemi të bëjmë me abuzim me pushtetin dhe korrupsion.

Një në pesë shqiptarë (19,4%) mendon se është shkelur ligji në dhënien e konçesioneve, por që opozita i ekzagjeron ato.

Dy në tre shqiptarë mendojnë se inceneratorët janë aferë korruptive

Edhe vetë votuesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit mendojnë se inceneratorët janë abuzim me pushtetit.

Thuajse gjysma e tyre (45%) mendojnë se ka pasur korrupsion ndërsa më shumë se 74% janë të bindur se në këto koncesione ka shkelje të ligjit

Dy në tre shqiptarë mendojnë se inceneratorët janë aferë korruptive

Gjetjet e Barometrit në Euroneës janë të anketës së kryer në datat 13-24 Janar me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT