Dyfishohen taksat e naftës? Shoqëria koncesionare NOA hedh poshtë akuzat: Mashtrim, ja shifrat

Shoqëria NOA Control sh.p.k dhe shoqëria koncesionare NOA Inspect kanë reaguar menjëherë pas sulmeve të bëra kundrejt tyre për ndikim në rritjen e taksave të qytetarëve në sektorin e karburantit.
Reagimi i këtyre shoqërive për të shmangur çdo paqartësi ndaj qytetarëve, ka qenë i menjëhershëm, për të hedhur poshtë akuzat që u bënë sipas disa informacioneve të publikuara në media.
Lajmi se Ministria e Financave, përmes Drejtorisë së Koncesioneve, ka nisur procedurat për të dyfishuar tarifën e kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve nga 14 mijë lekë për pompë në vit që është aktualisht në 28 mijë lekë në vit nuk është aspak i vërtetë.
“Lidhur me supozimin e medias në fjalë që Shoqëria Koncesionare NOA Inspect po dyfishon tarifën e kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve, ju bëjmë me dije që ky supozim është tërësisht i pabazë. Stacionet e karburanteve deri në momentin e dhënies me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse kanë paguar 6,000 Lekë për një verifikim të instrumentit matës, si dhe një tarifë tjetër që varionte në vlerat 8,000 – 14,000 Lekë për ofrimin e shërbimit të regjimit automatik. Këto tarifa janë lehtësisht të verifikueshme pranë Autoriteteve Përgjegjëse nga çdo entitet mediatik që është i interesuar.
Ndërkohë, shoqëria koncesionare NOA Inspect duke u bazuar në standartet më të mira ndërkombëtare dhe në rekomandimet e OIML-së, ofron shërbimin e kontrollit ligjor të instrumentit matës në fushën e karburanteve dhe gazit të lëngshëm, si paketë e plotë, pra duke përfshirë shërbimin e verifikimit dhe sigurimin e regjimit automatik,” shkruan Shoqëria.
Po ashtu, shërbimi i kontrollit të instrumenteve matës kryhet duke përdorur pajisjet më të mira matëse si dhe softëare të avancuar që mundësojnë kontroll në kohë reale të Shërbimit.
“Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumenteve matës, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm kryhet duke përdorur pajisjet më të mira matëse si dhe softëare të avancuar që mundësojnë kontroll në kohë reale të Shërbimit, për të garantuar një transparancë sa më të madhe për Shtetin Shqiptar, Subjektet e Detyruara si dhe Konsumatorin. Misioni i shoqërisë NOA Inspect sh.p.k që nga momenti i nënshkrimit të Kontratës së Koncesionit ka qënë dhe mbetet realizimi i shërbimit me përgjegjësi, profesionalizëm dhe me integritet në lartë, me qëllim përmirësimin e standarteve të kontrollit ligjor në fushën e hidrokarbureve si dhe mbrojtjen e konsumatorit final,” është përgjigja që i jep Shoqëria NOA.