E FUNDIT/ Flakë dhe tym i zi, momenti kur raketa ruse godet aeroportin e Ukrainës (VIDEO)

Ndërsa sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë, gazetarët në terren po japin raporte të dëshmitarëve okularë në të gjithë vendin.
Nga çfarë duket situata është shumë e rëndë dhe kanë humbur jetën dhjetra njerëz.
Video dhe foto tregojnë tymin që ngrihet mbi aeroportin ndërkombëtar Ivano Frankivisk. Ka pasur raporte për sulme ruse në infrastrukturën ushtarake të Ukrainës në të gjithë vendin.
BBC ka mundur të verifikojë këtë video, e cila duket se tregon një sulm me raketa në një aeroport në Ukrainën perëndimore.
Situata vijon të jetë shumë e tensionuar teksa deri më tani Putin duket se është vendosur në qëllimin e tij./ Gazeta Shqip