E FUNDIT/ Putin bën lëvizjen e radhës, kërkon miratimin e Parlamentit për të përdorur ushtrinë jashtë vendit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka kërkuar ditën e sotme parlamentit të drejtën për të përdorur ushtrinë ruse jashtë territorit të tyre.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se senati rus tani po shqyrton autorizimin e kërkesës së presidentit për vendosje ushtarake.

Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar dhomës së lartë të parlamentit rus që të përdorë forcat e armatosura të vendit jashtë territorit të Rusisë. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i Senatit, duke shtuar se legjislativi do të shpallë vendimin e tij së shpejti.

Kërkesa tashmë është marr në konsideratë nga komisionet e Senatit ka bërë me dije kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvienko./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT