E FUNDIT/ Shkarkimi i Presidentit, Gjykata Kushtetuese shtyn për në 7 Shkurt seancën

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish këtë të enjte seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Bëhet me dije se kanë qenë Përfaqësuesit ligjor të Presidentit të Republikës të cilët kanë kërkuar të patën 48 orë kohë për t’u konsultuar me Kreun e Shtetit për përgjigjet, pasi vetëm realatori i çështjes, Përparim Kalo iu drejtoi rreth 30 pyetje.
Ndërkohë është bërë me dije se seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 7 shkurt në orën 10:00. Kjo do të jetë edhe seanca e tretë që zhvillohet në “Kushtetuese” për shkarkimin e Presidentit Meta.
Kujtojmë se seanca e sotme nisi në orën 10:00, ndërsa përfaqësuesit e Presidentit u paraqitën me një dosje voluminoze prej 140 faqesh./Gazeta Shqip