E zëvendësoi me Alibeajn, Basha shfaqet me Rushajn: Ka ardhur me energji të shumëfishuara

Alfred Rushaj ishte emri i ri nga Basha për drejtimin e grupit parlamentar të PD-së. Por zhvillimet e forta brenda PD-së që kulmuan me përjashtimin përfundimtar të Berishës dhe të disa deputeëve demokratë bën që Rushaj të kërkonte largimin e nga drejtimi i grupit dhe të tërhiqej nga angazhimi aktiv.

Në janar, Basha e zëvendësoi me Enkelejd Alibeaj dhe për Rushajn u ngritën teza se ai është i pakënaqur ndaj vendimeve të marra, ku zërat qarkullua se ishte kundër përjashtimeve.

Sot në takimin e Njësisë 4 në Tiranë, pas një periudhe ftohjeje, Rushaj është shfaqur në krah të Bashës.

“Kështu siç keni qenë gjatë fushatës, së bashku me kryetarin e degës, që dua ta përshëndes dhe ta falënderojë për organizimin e këtij takimi dhe me deputetin tuaj Alfred Rushajn, i cili pas një mungese të shkurtër ka ardhur me energji të shumëfishuara për një betejë të jashtëzakonshme që nuk bëhet në emrin tim, nuk bëhet në emër të tij. Nuk bëhet në emër të një grushti njerëzish, por bëhet në emër të gjithsecilit prej jush, të sakrificave tuaja, të sakrificave të demokratëve, të sakrificave të shqiptarëve anembanë ku janë. Një betejë që me ju në krah, e kemi nisur që me ardhjen e këtij regjimi në krye të vendit. Sepse me ardhjen e këtij regjimi në krye të vendit, ka ardhur edhe e keqja këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve. Nuk ka vend apo zonë, degë ku zhvilloj takime të këtyre përmasave”, tha Basha në këtë takim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT