“Edhe ne kemi të drejtë jete”/ Banorët e “5 Majit” sërish në protestë me pankarta në duar: Na vlerëso pronat me çmimin e tregut!

Banorët e ‘5 Majit’ janë mbledhur sërish në protestë pasditen e sotme.
Bëhet me dije se një pjesë e tyre kanë vendosur të bëjnë një marshim dhe më pas të bllokojnë qarkullimin e automjeteve.
Ndër të tjera mësohet se ata kanë dalë me pankarta në duar, ‘Na vlerëso pronat me çmimin e tregut’.
Për mediat, banorët kanë kërkuar që tu dëgjohet zëri, teksa shprehes se dhe ata kanë të drejta prone.
“Që të dëgjohet zëri jonë, edhe ne jemi shtetas shqiptarë. Edhe ne kemi të drejta prone, të drejtë jete. E vetmja gjë që më mbetet mua është të mbroj pronën time. Nuk kanë nënshkruar asnjë dokument, japin vetëm premtime”, thotë njëri prej tyre.
Kujtojmë se jo më larg se dy ditë më parë, banorët protestuan para Kuvendit teksa kryeministri Rama ftoi tre prej tyre për të biseduar./ Gazeta Shqip