Florian Marku bën njoftimin e rëndësishëm para ndeshjes së madhe

“Jam i lumtur që do të kem luftën time të parë të vitit. Do të jetë fillimi i gjërave shumë të mëdha. Më pëlqen të luftoj, kështu që mezi pres të argëtoj tifozët e mrekullueshëm të Neëcastle dhe t’u tregoj atyre markën time të luftimeve”.
Ky është njoftimi i boksierit Florian Marku në rrjetet sociale që paralajmëron ndeshjen e radhës me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Chris Jenkins është një kundërshtar i mirë që ka fituar rripat e kampionatit në Britani. Ky është një vit i rëndësishëm për mua dhe po kërkoj të bëj një deklaratë të madhe në Utilita Arena dhe të vendos pjesën tjetër të divizionit welterweight në gatishmëri”, shkruan Marku.
Marku pra e nis aty ku e la. Pas shumë sukseseve të vitit që lamë pas, boksieri është gati për ta nisur me sukses edhe këtë vit. Së fundmi ai ka njoftuar përmes Facebook datën e duelit në ring. Ai do të përballet me Chris Jenkins më 2 Prill.