FOTO/ Me makinën personale të Armand Dukës, kreu i UEFA-s mbërrin në zyrën e Ramës

Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ka mbërritur në Kryeministri për takimin zyrtar me kreun e qeverisë, Edi Rama. Numri 1 i futbollit europian ka ardhur sot në Shqipëri për të diskutuar tema të ndryshme, ku ajo me shumë rëndësi është zhvillimi i finales së Ligës së Konferencës në muajin maj në “Air Albania”.

Sigurisht, tema e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka kërkon një mandat të 6-të radhazi.

Ceferin mbërriti sot në Shqipëri dhe pas një dreke me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ka shkuar në takimin zyrtar me kryeministrin. Ra në sy fakti se për ta dërguar në këtë takim, FSHF nuk përdori automjetet e institucionit, por automjetin personal të presidentit Duka.

FOTO / Me makinën personale të Armand Dukës, kreu i UEFA-s mbërrin në zyrën e RamësFOTO / Me makinën personale të Armand Dukës, kreu i UEFA-s mbërrin në zyrën e Ramës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT