FOTO/ Në krah të Vokshit, Berisha “shkrihet” së qeshuri me Shpëtim Idrizin, takimi në oborrin e Parlamentit

sh-kryeministri Sali Berisha dhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Albana Vokshi kanë pasur ditën e sotme një takim të ngrohtë me kreun e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Në fotot e kapura në oborrin e Kuvendit duket momenti kur Idrizi takohet me demokratët.
Siç duket mes tyre shkëmben edhe disa batuta që “shkrijnë së qeshuri” Berishën. Mesa duket edhe pse Idrizi nuk ka dalë hapur në krah të Berishës dhe është rezervuar në komentet e tij për përplasjen në PD, mes tyre biseda vijon të mbetet miqësore./ Gazeta Shqip