FOTO nga plazhet dhe mes dëborës/ Kush është drejtoresha e IMT-së që u arrestua sot në Sarandë për shpërdorim detyre

Policia e Sarandës ka njoftuar ditën e sotme se se ka vënë në pranga Drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë qytet, të identifikuar si Romina Pulaj.
Pulaj mësohet sipas informacioneve se ka lejuar ndërtime pa leje në qytetin bregdetar.
Ndër të tjera theksohet se e reja u arrestuar dhe akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, pasi ka lejuar ndërtimi e një pallati 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.
Po ashtu është shpallur në kërkim edhe biznesmeni Pando Papuçi nga autortietet e policisë./SHQIP