FOTO/ Nuk mungon ngjyra blu, del logoja e koalicionit Berisha-LSI

Koalicioni i LSI-së dhe mbështetësve të Berishës nga Partia Demokratike, të Grupit të Rithemelimit, kanë publikuar sëfundmi logon e koalicionit të krijuar së bashku, “Shtëpia e Lirisë”.
Mësohet se logoja i ngjan atyre që PD ka përdorur gjatë periudhës kur ish-kryeministri Berisha bënte fushatë në kohë zgjedhjesh.
Ajo është në formën e një rrethi, ku në pjesën e sipërme të tij shkruhet “Shtëpia e Lirisë” dhe në pjesën e poshtme është flamuri kombëtar. Sigurisht në këtë logo nuk mungon dhe ngjyra blu./ Gazeta Shqip