FOTO që po thyen rrjetin/ Pallate të shkatërruara dhe njerëz të vdekur rrugëve, pas sulmit rus ndaj Ukrainës

Trupat ruse kanë bombarduar një kompleks apartamentesh në Chuhuiv, pranë Kharkiv duke shënuar edhe viktimat e para në radhët e civilëve. Pamjet e para nga Ukraina janë shokuese, edhe pse të dhënat nuk janë të plota.

Mendohet se ky është qyteti më i goditur deri më tani nga sulmi rus, ndërsa fotoreporterët në zonë shfaqen qartazi të mbuluar me gjak dhe me plagë nga sulmet.

Agjencia “Anadolu” ka publikuar foton e një personi të vdekur fill pas sulmit rus në qytetin verior të Kharkivit, një ndër objektivat e parë të ushtrisë ruse.

FOTOJA që po thyen rrjetin/ Tmerr! Viktimat e sulmit rus, dalin gjithë gjak nga shtëpitë

Agjencia raporton se viktima është një i ri, ndërsa mbi kokë i qendron babai i tij duke qarë. Më herët në media janë pubvlikuar edhe foto të tjera të ukrainasve të dëmtuar nga sulmi rus, ndërsa deri më tani raportohen sulme ndaj objektivave ushtarakë në disa qytete.

Platforma e njohur “Bellingcat” raportoi më herët se ushtria ruse ka goditur edhe objektiva civilë pranë aeroportit të Kharkivit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT